header
header
Decentralizimi
header
IPA
SEPA
?: АNKETË
Sa jeni të kënaqur nga web faqja jonë?

Organizimi i mbrendshëm i Sekretariatit

ORGANIZIMI I MBRENDSHËM I SEKRETARIATIT

Organizimi i mbrendshëm i Sekretariatit
Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes kornizë është i përbërë nga 4 Sektorë, 15 Njësi dhe tri Njësi të posaçme . Me Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes kornizë udhëheq  Sekretari Shtetëror.
Punët dhe detyrat nga fushëveprimi i Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë i kryejn sektorët në vazhdim:

A) Sektori për zbatimin e marrëveshjes kornizë përfshin këto njësi:

1. Njësia për mbikëqyrjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
2. Njësia për përgaditjen e planeve vjetore Nacionale si dhe raporteve vjetore sipas përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
3. Njësia për monitoring të procesit të decentralizimit;
 

B)  Sektori për punë të përgjithshme përfshin këto njësi:

1. Njësia për kordinim dhe bashkëpunim;
2  Njësia për bashkpunim me organizatat joqeveriotare dhe bashkëpunim ndërkombëtar;
3. Njësia për përkëthim, lektorim dhe redaktim;
4. Njësia për protokoll dhe punë organizative;
5. Njësia për teknologji informatike;

C)  Sektori për buxhet dhe furnizime publike përfshin këto njësi:

1. Njësia për buxhet dhe furnizime publike;
2. Njësia për koordinim të ndihmës së huaj dhe donacione;
 

Ç). Sektori për mardhënie me publikun përfshin këto njësi;

1. Njësia për mardhënie me publikun dhe organizim të pres konferencave;
2. Njësia për përcjelljen e mediumeve , analizë dhe hulumtim;
 

Si njësi të posaçme në Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes kornizë funksionojnë:

1. Njësia për revizion të mbrendshëm;
2. Njësia për punë kadrovike, resurse njerëzore dhe punë profesionale;
3. Njësia për strategji, planifikim dhe mbikëqyrje;

1. Sektori për zbatimin e marrëveshjes kornizë është kompetent për kryerjen e këtyre punëve dhe detyrave:

• jep përkrahje Qeverisë për realizimin e prioriteteve strategjike lidhur me obligimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë, në lidhje me realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të cilët u përkasin të gjithë bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe institucioneve tjera publike;
• propozon metodologji për sjelljen e planeve Aksionale për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat;
• propozon plane Aksionale për përfaqsimin e drejtë dhe adekuat dhe përcjell zbatimin e tyre;
• kryen koordinim të aktiviteteve të organeve të administratës shtetërore dhe institucioneve tjera në të gjithë nivelet, në lidhje me realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
• baskëpunim me trupat e jashtëm dhe donatorët për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
• për nevojat e Qeverisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore përgadit materiale profesionale analitike nga sfera e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
• përgadit raport deri te Qeveria me qëllim informimin për shkallën e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat;
• në bashkëpunim me Agjensionin për nëpunësa shtetëror merr pjesë në procesin e përfaqesimit të drejtë dhe adekuat;
• përcjell efektet e procesit të decentralizimit lidhur me procesin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
• mban të dhëna nga sfera e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
• kryen edhe detyra tjera që janë në kompetencë të njësisë dhe sektorit.

2.  Sektori për punë të përgjithshme kryen këto detyra dhe punë:

• mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve tjera në lidhje me çëshjet ligjore dhe pyetje tjera;
• detyra normative-ligjore dhe operative nga sfera juridike;
• kryen punë që kanë të bëjnë me përkrahjen teknike-informative;
• kryen punë profesionale në lidhje me përkëthimin nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e etniteteve tjera në Republikën e Maqedonisë si dhe kryen përkëthime nga gjuha shqipe në gjuhën maqedone si dhe përkëthimin e teksteve nga gjuha angleze ose gjuhë tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit evropian në gjuhën maqedone dhe të kundërtën
∙ kryen korespondim të rrjetit përkëthyeas në ministry dhe institucionet tjera përkatëse
∙ përgadit materiale për informim dhe raporte për realizimin e aktiviteteve në procesin e përkëthimit
∙ kryen përpunime kompjuterike të teksteve
. kujdeset për ruajten dhe shfrytëzimin racional të materialit harxhues
. mban evidence ditore për punët e kryera
. merr pjesë në përgaditjen e propozim- vendimeve për prioritetet strategjike të Qeverisë
 
3. Sektori për buxhet dhe furnizime publike kryen këto punë:

• Planifikim dhe ndjekje të realizimit të buxhetit të Sekretarijatit;
• Kryen kontrollë direkte dhe mbikëqyrje mbi kryerjen e punëve dhe detyrave të Sektorit;
• Përgadit dhe propozon plan për punë të Sektorit dhe kujdeset për  realizimin e tyre;
• Kujdeset për përgaditjen e buxhetit vjetor të Sekretariatit;
• Ndjek aktet ligjore dhe akte tjera nga sfera  e finansave dhe kujdeset për zbatimin e tyre;
• Ndjek zbatimin e sistemit të rrogave të nëpunësve shtetëror në Sekretariat si dhe mënyrën e avansimit të sistemit të rrogave në lidhje me zbatimin e komponentës kryesore dhe të veçantë të rrogave të nëpunësve shtetëror dhe të punësuarëve tjerë në Sekretariat;
• Mban evidencë të gjendjes së zhiro-llogarisë të Sekretariatit si dhe për harxhimin e mjeteve sipas pozicioneve;
• I pranon dhe kontrollon rregullësin e kontabilitetit  të njëjtat i përpunon
• Kryen regjistrim të ndryshimeve në librin kryesor dhe sidtarin në lidhje me kryerjen e planit finansiar, llogarinë për mjetet kryesore, mban libër inventar për pronë të patundshme
• Zbatim të punës trezorike si dhe merr pjesë në përpunimin e llogarive periodike dhe llogarive vjetore të Sekretariatit , siguron realizim të furnizimeve publike për nevojat e Sekretariatit
• Jep kahje për përgaditjen e analizave, planeve, matrica dhe informacione lidhur me punët nga sektori
• Mban kontakte në nivel të duhur me organizatat e vendit, të huaja dhe ndërkombëtare
• Realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të sektorëve dhe njësive në suaza të Sekretariatit si dhe shkëmben informata dhe përvoja
• Bashkëpunon me Ministrin e finansave për realizimin e prioriteteve strategjike nëçërmjet  në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë
 

4.  Sektori për mardhënie me publikun është kompetent për kryerjen e këtyre detyrave:

• përgadit strategji për komunikim me opinionin në sferën e procesit të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
• siguron informim të rregullt dhe në kohë të opinionit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë;
• rregullimin dhe mbajtjen e web-faqes;
• nëpërmjet sektorit për mardhënie me publikun realizon komunikim me mjetet e informimit dhe organizon brifingje dhe press konferenca, si dhe punë të tjera në lidhje me komunikimin me opinionin në procesin e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
• shpall publikime dhe botime të tjera;
• përcjell dhe analizon mendimin e opinionit për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
• përcjell mjetet e informimit - shtypin ditor dhe ato elektronike;
• bashkëpunon me Sektorin për mardhënie me publikun;
• kryen edhe punë të tjera në kompetencë të sektorit
• jep akredicion dhe leje për inçizimin e mediumeve të huaja]
• organizon pres konferenca, brifinze dhe kampanja informative , në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe bashkëpuntorë tjerë të jashtëm, institucione tjera, agjensione profesionale etj.

Dokumente per shkarkim
Shkarko kushtettuten e RM
Shkarko Marveshjen e Ohrit
Sobranie
uslugi.gov.mk
NATO
9vjetori
Online kontakt formulari