Zv/kryeministri Ademi merë pjesë në tribunën e organizuar nga FRI dhe USHT
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të hënën ka marr pjesë në tribunën e organizuar nga Forumi Rinor Islam dhe USHT në temë: “Mërgimi ,plagë e vjetër e re
shkaqet , pasojat dhe rrugëdalja” që u mbajt në qytetin e Kumanovës. Zëvendëskryeministri Ademi para të pranishmëve theksoi se titulli i kësaj tryeze të rrumbullakët është shumë i qëlluar , mërgimi, fatkeqësisht për ne shqiptarët , jo vetëm në këto troje, është një plagë e vjetër por edhe aktuale.
“Këtë e them për shkak se pothuajse të gjithë kemi shumë miq dhe familjarë të cilën gjatë një periudhe më të gjatë kanë qenë të detyruar të lëshojnë vendet, shtëpitë dhe familjet e tyre , për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Shkaqet kanë qenë të shumta, si politike ashtu dhe ekonomike. Sot realisht mund të flasim për shkaqe ekonomike të cilat janë objektive, jo vetëm për këtë rajon, por dhe më gjerë”, theksoi Ademi. Ai u shpreh se rrugëdalja e vetme nga një situatë e këtillë është ajo që synojmë të gjithë ne: integrimi i vendit në Evropën e bashkuar ose më saktësisht në Unionin Evropian dhe në NATO. Kjo është rrugëdalja e vetme.
“Duke marrë parasysh se situata ekonomike është arsyeja kryesore për largimin nga vendi, përmirësimi i rrethanave ekonomike është zgjidhja e vetme , e kjo do të arrihet vetëm më integrimin e vendit tonë. Kjo do të ndikojë nga aspekti i investimeve të huaja të cilat do të përmirësojnë në përgjithësi gjendjen ekonomike në vend. Por, kjo nuk është një rrugë e lehtë, dhe për këtë jemi të vetëdijshëm. Këtu menjëherë parashtrohet pyetja , se çka bën qeveria në këtë drejtim . Janë dy aspekte të cilat duhet të aplikohen në mënyrë paralele : vazhdimi i procesit integrues drejt unionit evropian si dhe përgatitja e hapësirës për investime në këtë rajon por dhe në rajonet e tjera, të cilat për shkaqe të shumta , por mund të them edhe politike, gjatë decenieve me radhë janë lënë pas dore nga aspekti i investimeve” nënvizoi zëvendëskryeministri.
Ai u shpreh se pas liberalizimit të regjimit të vizave një dukuri ishte e pritshme dhe se një gjë e tillë ka qenë edhe në vendet tjera të rajonit, si Bullgari, Rumania. Zëvendëskryetari i Qeverisë para të pranishmëve theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të realizojë disa projekte investuese në këto dy komuna dhe njëherë përmendi disa nga projektet të cilat kanë përfunduar dhe që do të realizohen gjatë këtij viti.
Ademi viziton Komunë e Likovës
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së bashku me sekretarin shtetëror belg për migrimin Melkro Vatele ka qëndruar në Komunën e Likovës ku kanë realizuar takime me kreun komunal dhe me banorë të kësaj komune.
Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi tha se është me rëndësi të veçantë të investohet në Komunë të Likovës, për të përmirësuar kushtet e jetesës, zhvillimin e infrastrukturës për të tërhequr investime në këtë rajon. Për këtë Ademi premtoi edhe ndihmën e qeverisë.
Zyrtarisht nga fillimi i këtij viti në Belgjikë deri tani, kërkesë për azil kanë parashtruar gjithsej 409 qytetarë të Maqedonisë, të cilët janë kryesisht nga Likova dhe Kumanova
Makedonski
English







Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb




