ADEMI TAKOI AMBASADORIN E POLONISË BACHURA
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z.Abdilaqim Ademi sot ( E Mërkurë -03.02.2010) realizoi takim me ambasadorin e Polonisë në vendin tonë, Karol Bachura.
Zëvendëskryeministri Ademi e njoftoi ambasadorin Bachura për arritjet dhe vazhdimsin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke u përqëndruar në funksionimin e Sekretariatit për Iplementimin e Marrëveshjes së Ohrit ne kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, procesin e decentralizimit, implementimin e ligjit për gjuhët etj. z.Ademi tha se Qeveria e RM-së është e përkushtuar në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe implementimi i këtij dokumenti hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Ademi tha se Qeveria e Maqedonisë vazhdon edhe me plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Ambasadori i Polonisë Karol Bachura tha se vendi i tij është mbështetës i fort i integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Së bashku u konstatua se se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira.
Me respekt,
Kabineti i zv/kryeministritë të RM-së
Makedonski
English







Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb




