Fjalim i zv/kryeministrit Ademi në prezantimin e programit: “Përmirësimi i dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit në mes bashkësive etnike”
Të nderuar zonja dhe zotërinj, Ndihem i nderuar që sot me jepet mundësia, së bashku me ju të promovojmë programin: “Përmirësimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik të komuniteteve”.
Njëkohësisht, ndjej nevojën para se gjithash t’i falënderohem Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës dhe Fondit për zhvillimin e qëllimeve të mileniumit, që vendosën që ky projekt të realizohet në vendin tonë.
Mandej, Republika e Maqedonisë paraqet vend ku në mënyrë direkte mund të zbatohen projekte të këtij lloji. Ne jemi vend ku gërshetohen civilizimet. Pozita gjeografike e Republikës së Maqedonisë paraqet rrugë që nuk anashkalohet dhe urë e lidhjes në mes lindjes dhe perëndimit. Por, jo vetëm ajo, në vendin tonë tradicionalisht, njëkohësisht kanë jetuar dhe janë zhvilluar shumë kultura, e ajo ndodh edhe sot.
Ne atë e përjetojmë dhe interpretojmë si pasuri njerëzore dhe civilizuese. Pikërisht ashtu, ne jetojmë dhe zhvillohemi kolektivisht dhe individualisht të rrethuar me llojllojshmëri. Ky realitet, ishte mes motiveve themelore të Konferencës së parë ndërkombëtare të titulluar: “Dialogu mes civilizimeve” në vitin 2003 të mbajtur në Ohër. Megjithatë, ky program nuk ka të bëj me civilizimin apo diçka të ngjashme, por në vete përmban dialogun dhe atë në mes bashkësive etnike.
Të nderuar të pranishëmA është e nevojshme ajo këtu? Po, pikërisht këtu, sepse Republika e Maqedonisë është shembull i rrallë në këto troje ku jetojnë më tepër bashkësi etnike. Ne jemi vend, ku kishte konflikt ndëretnik prej ku doli edhe ndërkombëtarisht e njohura Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Marrëveshja zbatohet sipas segmenteve dhe sferave të parapara. Por, esenca afatgjate e së njëjtës përbëhet në krijimin e kushteve nën të cilat shkaqet për konflikte do të zvogëlohen dhe eliminohen. Pikërisht ky është qëllimi kryesor i këtij projekti.
Njëkohësisht, duhet të potencoj, se sfera në të cilën koncentrohet programi ka rëndësi esenciale për vendin tonë. Konsideroj, se gjatë caktimit të lëmisë, ky program shumë mirë e ka identifikuar problemin kyç në zhvillimin e shoqërisë sonë. Siç është e njohur, problemet në arsim janë të pranishme dhe aktuale. Mediumet gjithashtu paraqesin shtyllë në krijimin e marrëdhënieve në shoqëri, duke përfshirë edhe marrëdhënie ndëretnike dhe ndërfetare, të cilat fatkeqësisht janë temë aktuale e të sotmes. Rajonet ku do të zbatohet projekti janë gjithashtu të zgjedhura me kujdes, duke marrë parasysh se paraqesin tokë të qëndrueshme për krijim të shoqërisë harmonike, qe është qëllimi jonë primar.
Të nderuar të pranishëm Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes Kornizë si bartës dhe koordinator dhe të gjitha institucionet tjera qendrore dhe lokale do të angazhohen plotësisht në procesin, sepse projekti është në pajtueshmëri të plotë me konceptin e Republikës së Maqedonisë në pikëpamje të krijimit të shoqërisë së shëndoshë dhe suksesshme. Realizimin e suksesshëm të projektit e konsideroj si sukses të madh për Sekretariatin. Zonja dhe zotëri, e shfrytëzoj rastin, t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë gjatë zgjedhjes së vendit tonë për zbatim të këtij projekti. Njëkohësisht, të gjithë që do të jenë të kyçur në realizimin e të njëjtit, ju dëshiroj sukses në këtë punë të mbarë.
Ju faleminderit për vëmendjen.
Me respekt,
Abdilaqim Ademi – Zëvendës kryetar i Qeverisë së RM
Makedonski
English







Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb




